
FK Vora
Ditën e sotme nuk do të luhen vetëm tre ndeshje të Superiores, por edhe tre të tjera në Kategorinë e Parë. Sfida mjaft interesante do të ketë edhe në këtë kampionat.
Flamurtari do të presë në shtëpi Valbonën, ndërsa Kastrioti do të luajë në një transfertë të vështirë si ajo e Lushnjës. Në krahun tjetër, kryeuesit e tabelës, Vora do të presin në shtëpi Erzenin.
Kujtojmë që këto sfida janë të vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë së Parë, teksa do të luhen paralelisht duke nisur nga ora 13:30.
Poll