
Arbitër anësor
Bylis – Elbasani është sfida e fundit e Kategorisë së Parë për këtë sezon. Në “Elbasan Arena” dy ekipet do të vihen përballë në një ndeshje që vlen për statistikë.
Për këtë duel është mësuar edhe arbitri që do të vendosë drejtësi. FSHF-ja i ka besuar Daniel Vrapit, i cili do të gjykojë në “Elbasan Arena”. Ndihmës së tij janë Mario Shazivatri dhe Delin Kasa, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Egli Spahiu.
Kujtojmë se Elbasani është shpallur kampion i Kategorisë së Parë, me skuadrën e Nevil Dedes që do të marrë trofeun e titullit, teksa kanë siguruar kështu edhe ngjitjen në Superiore për sezonin e ardhshëm. Në elitë do të jetë edhe Bylisi, pasi renditet në vendin e dytë në tabelën e klasifikimit.
Poll