
Kanë përfunduar 3 ndeshjet e sotme të vlefshme për javën e 23 të Kategorisë së Parë. Në këto sfida që u zhvilluan sot, u shënuan 5 gola.
Vora ia doli që të triumfonte me rezultatin 2-0 përballë Erzenit, ndërsa me të njëjtin rezultati fitoi edhe Flamurtari kundër Valbonës. Në ndeshjen tjetër, Lushnja mori fitore minimale 1-0 ndaj Kastriotit.
Vora vazhdon që të jetë kryesuese e tabelës së renditjes me 57 pikë, 2 më shumë se Flamurtari i vendit të dytë. Në krahun tjetër, Erzeni mbetet në vendin e fundit dhe Valbona në të parafundit.
LIVE:
Vora 2 – 0 Erzeni (Tabaku 22', Ruzgis 90')
VORA: Ruci, Ismaili, Marinaj, Tabaku, Lika, Aneni, Ruzgis, Ntephe, Bajramaj, Shehi, Geci. Trajner: Arjan Bellai.
ERZENI: Arevalo, Baruti, Isteri, Duraku, Bespallov, Cergani, Kola, Zaimaj, Brahja, Shtraza, Hodo. Trajner: Ergys Luga.
Lushnja 1 – 0 Kastrioti (Kamissoko 23')
LUSHNJA: Haremi, Hida, Deliaj, Ulluri, Xhabrahimi, Camko, Magani, Kamissoko, Hyseni, Olola, Meta. Trajner: Erion Xhafa.
KASTRIOTI: Puja, Qyra, Ajazi, Joao Quinonez, Berisha, Dosseh, Ajine, Kuka, Musaj, Hodo, Zuna. Trajner: Klevis Hima.
Flamurtari 2 – 0 Valbona (Ememe 9', Oshafi 90')
FLAMURTARI: Frashëri, Hasa, D.Pjeshka, Shkurtaj, Batha, Telushi, Trashi, Janku, Ahmetaj, Atanda, Ememe. Trajner: Andrea Agostinelli.
VALBONA: Hoxha, Doci, Mashi, Aluku, Llanaj, Krasniq, Da Silva Sousa, Lamçe, Lala, Zeqiraj, Wahab. Trajner: Emiljan Gega.