![VIDEO/ Pogradeci me 9 lojtarë mposhtet në shtëpi, Burreli siguron](https://cdnimpuls.com/newsport.al/media3/-900-0-1733754287xbandicam-2024-12-09-15-22-28-079-746.png)
POGRADECI - BURRELI 0 - 2 (Rossi 58', Farruku 90+5')
Ndeshja:
Është mbyllur me fitoren e Burrelit sfida e zhvilluar në Pogradec. Matjanët ia kanë dalë të triumfojnë 2-0 ndaj vendasve në një takim i cili ishte shumë i luftuar.
Golat vendimtarë të kësaj përballjeje u shënuan në minutën e 58-të, ku Rossi mposhti portierin kundërshtar për të shënuar një supergol dhe në minutën e 95-të ku Farruku "shuan" shpresat e vendasve. Pogradeci i Ard Memes e kishte të vështirë të merrte pikë në këtë përballje, pasi skuadra e tij mbeti me 9 lojtarë. Kastrati dhe Raza dolën me karton të kuq, duke e bërë malore këtë përballje.
Pavarësisht këmbënguljes për të barazuar shifrat, Pogradeci e kishte të ëvshtirë përballë Burrelit të Ditmar Bicajt. Pas këtij triumfi Burreli ngjitet në vendin e 4-të në klasifikim me 24 pikë, ndërsa mbetet në vendin e 7-të Pogradeci me 19 pikë.
Kategoria e Parë: Java e 15
Stadiumi: “Gjorgj Kyçyku”
Arbitër: Indrit Myrtja
Formacionet zyrtare:
POGRADECI: Baci, Ivani, Kastrati, Shkulaku, Lula, Nallbati, Pengu, Danladi, Raza, Panadiç, Alidema
BURRELI: Dani,Dedgjonaj, Muriel, Shkalla, Ferruku, Arango, Rrapi, Dushkaj, Fetaj, Paloka, Rosi
LIVE:
90+7'- Mbyllet sfida ne Pogradec. Burreli fiton 3 piket.
90+5'- Kundersulm vrastar per Pogradecin, Burreli shenon golin e dyte.
73'- Tjeter karton i kuq per Pogradecin, Raza merr te dytin e verdhe dhe lë vendasit me 9 lojtarë.
68'- Pogradeci hidhet në sulm, vendasit krijojnë iluzione goli.
58'- Burreli shenon nga goditja e denimit, Rossi tund rrjeten e Pogradecit.
56'- Kastratit pas nderhurjes ndaj Farrukut i hiqet kartoni i verdhe dhe ndeshkohet me te kuq. Goditje denimi per matjanet.
55'-Rasti po rishikohet ne VAR nga Myrtja.
53'- Burreli niset ne sulm, por loja ndalet per nje faull.
48'- Goditje dënimi për Pogradecin, me vendasit që gjuajnë, por topi shkon mbi traun e portës.
46'- Nis pjesa e dytë.
45+2'- Mbyllet pjesa e pare 0-0 mes Pogradecit dhe Burrelit.
38'- Tjeter rast i pastër nga Burreli, por Baci është i vëmendshëm.
31'- Goditje denimi per Burrelin, ku fillimisht Baci e zotëron siç duhet topin. Më pas potieri gjuan, por largojne mbrojtësit.
25'- Edhe Burreli provon, por vendasit jane te vemendshem ne mbrojtje.
8'- Pogradeci shfaqet rrezikshem, Alidema nuk gjen dot porten pas rremujes ne zonen e Burrelit.
1’- Starton sfida e Kategorisë së Parë, ekipet luajnë për “Play-Off”