
Janë mbyllur 4 ndeshjet e sotme të Kategorisë së Parë. Këto sfida të vlefshme për javën e dytë të kampionatit sollën emocione dhe rezultate mjaft interesante.
Vora ia doli që të triumfonte në shtëpi me rezultat të pastër përballë Kukësit. Vendasit fituan me rezultatin 2-0, pa probleme kundër verilindroëve. Ndërsa, Burreli barazoi pa gola, pra 0-0 me Valbonën.
Në krahun tjetër, Flamurtari mori një fitore të rëndësishme në transfertë kundër Erzenit. Kjo sfidë u mbyll 0-2 në favor të vlonjatëve. Në sfidën tjetër, Apolonia e Fierit barazoi 2-2 ndaj Kastriotit.
Java II, Kategoria e Parë, sezoni 2024/25:
Apolonia 2-2 Kastrioti (Musa 16', Trifoni 42' / Kuka 12', Ajazi 20')
Burreli 0-0 Valbona
Erzeni 0-2 Flamurtari (Herald Marku 17', Atanda 70')
Goli i Herald Markut:
Goli i Atandës:
Vora 2-0 Kukësi (Aneni 52', Ruzgis 58')