Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

VIDEO/ Kartoni i kuq ia bën “malore” Laçit, Skënderbeu merr 3 pikë kreu në shtëpi përballë kurbinasve

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Kartoni i kuq ia bën “malore” Laçit,
Skënderbeu - Laçi

Skënderbeu 1 – 0 Laçi (Gjini 78')

Skënderbeu ka triumfuar në shtëpi përballë Laçit, në supersfidën e vlefshme për javën e 5-të të Kategorisë së Parë. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin e Korçës, përfundoi 1-0 në favor të vendasve.

Për kurbinasit u bë gjithçka e vështirë në minutën e 67-të, kur mbrojtësi i krahut të djathtë, Agan Mjaki mori kartonin e dytë të verdhë, duke lënë të tijët me 10 lojtarë. Ndërkohë që për golin e vetëm në këtë sfidë, mendoi Gjini në të 78-tën.

Me këtë fitore, korçarët “blindojnë” kreun e renditjes, me 13 pikë, 4 më shumë se kurbinasit e vendit të dytë.

Kategoria e Parë: Java e 5-të
Stadiumi: “Skënderbeu”
Arbitër: Florjan Lata

FORMACIONET ZYRTARE:
SKËNDERBEU: 
Alia, Dumfour, Vangjeli, Akpama, Aboubakar, Zenullari, Janaqi, Çuçka, Estrela, Nasr, Tayo. Trajner: Ernest Gjoka.
LAÇI: 
Biba, Kurti, Mjaki, Kalaj, Izuçuku, Laval, Harrison, Bibo, Traore, Nerguti, Myrta. Trajner: Stefano Senigagliesi.

LIVE:
90+5' Mbyllet ndeshja, Skënderbeu fiton 1-0.
78' GOL SKËNDERBEU! Shënon Gjini.

67’ Mjaki ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë dhe lë me 10 futbollistë skuadrën e Laçit. 

45+3' Mbyllet 0-0 pjesa e parë.
22' Pretendime për penallti edhe nga Laçi, ndërhyja e Dumfour e rregullt sipas gjyqtarit.

17' Çuçka rrëzohet në zonën kurbinase, Skënderbeu kërkon penallti.

10' Nasr tenton golin e bukur, por Biba i gatshëm.

1' Shkelmohet topi i parë, nis supersfida mes Skënderbeut dhe Laçit.

Poll

Lexo gjithashtu