
Kategoria e Pare
Kategoria e Parë: Java 32
Kategoria e Parë zbret sot në fushë për javën e 32-të të saj. Do jetë ndeshja mes Vorës dhe Bylisit që çel siparin në 15:00.
Më pas 4 ndeshje të tjera, do të luhen në 16:00 paralel me takimet e Superiores. Apolonia, Flamurtari, Korabi dhe Lushnja presin respektivisht Besën, Luzin, Burrelin dhe Kastriotin.
Javën e 32-të e mbyll ndeshja mes Elbasanit dhe Tomorit. Me beratasit që kanë rënë nga kategoria, Elbasani kërkon vetëm fitoren për të vazhduar rrugëtimin drejt titullit kampion.
LIVE:
Vora 0–0 Bylis
Flamurtari 1–0 Luzi
(La Torre 43')
Apolonia 0–1 Besa
(Balla 45')
Lushnja 0–0 Kastrioti
Korabi 2–3 Burreli
(Mziu 44', Fida 52' / Pedro 2', Ferruku 57', Hoti 69')
19:00, Elbasani – Tomori
Poll