Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Kukësi në “ajër”, ende asnjë njoftim mbi përgatitjet e sezonit të ri

Shkruar nga NEWSPORT
Kukësi në “ajër”, ende asnjë njoftim mbi
Kukesi

Kukësi thuajse është “zhdukur” që pas rënies në Kategorinë e Parë. Nga verilindorët janë larguar disa lojtarë, teksa nuk ka asnjë afrim gjatë kësaj periudhe.

Por pavarësisht kësaj, ende nuk ka asnjë njoftim për nisjen e përgatitjeve për sezonin e ri. Te Kukësi gjithçka duhet të nisë me stolin e ekipit, teksa duhet të gjendet një trajner që të marrë përsipër këtë skuadër në një nga sezonet e saj më të vështira.

Largimet e shumta kanë “boshatisur” ekipin, ndërsa janë ende pjesë e skuadrës vetëm pak lojtarë, të cilët janë te detyruar të qëndrojën për shkak të kontratës. Javë vendimtare për Kukësin dhe pjesëmarrjen e tij në Kategorinë e Parë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga