
Tirana - Kukësi
Kukësi është mposhtur ditën e sotme në miqësoren e luajtur përballë ekipit të Tiranës. Ky test miqësor mes ekipit të Kategorisë së Parë dhe atij të elitës përfundoi me fitoren minimale të Tiranës.
Rezultati përfundimtar i sfidës së zhvilluar në stadiumin e Vorës, ishte 0-1. Ishte Bajrovic ai që shënoi golin e vetëm të takimit, me sulmuesin që i dha fitoren ekipit të tij në minutën e 89-të të sfidës.
Pas kësaj sfide në faqen zyrtare ka reaguar edhe klubi i Kukësit. Këta të fundit shkruajnë se testi ishte pozitiv, pavarësisht humbjes. Ndër të tjera, verilindorët theksojnë se ekipi nis përgatitjet për ndeshjen ndaj Pogradecit në kampionat.

Reagimi i Kukësit
Poll