
RTSH Sport
Edicioni i ri i kampionatit të Kategorisë së Parë do të nisë rrugëtimin ditën e sotme. Të gjashtë ndeshjet do të luhen në të njëjtën orë 17:00, teksa java e parë premton menjëherë emocion dhe spektakël.
Siç dihet, RTSH ka fituar të drejtën për të transmetuar ndeshjet e futbollit shqiptar dhe pas javës së parë të Superiores, 'debuton' edhe në Kategorinë e Parë.
Dy janë ndeshjet të cilat do të vijnë LIVE & Falas për teleshikuesit, Flamurtari - Burreli dhe Vora - Apolonia. Dy ndeshje majft të bukura e të luftuara që garantojnë spektakël.
Kujtojmë që 4 ndeshjet e tjera janë Valbona – Besa, Korabi – Lushnja, Kukësi – Erzeni dhe Pogradeci – Kastrioti.
View this post on Instagram
View this post on Instagram
Poll