
Skënderbeu ka triumfuar në shtëpi përballë Laçit, në supersfidën e vlefshme për javën e 5-të të Kategorisë së Parë. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin e Korçës, përfundoi 1-0 në favor të vendasve. Në përfundim të këtij dueli ka folur trajneri i kurbinasve, Stefano Senigagliesi.
“Sinqerisht kartoni i kuq ndryshoi gjithçka. Dua të flas edhe për faullin, që ishte i dukshëm që nuk ishte. Para kartonit të kuq, ndeshja ishte në ekuilibër. Kartoni i kuq e ndryshoi gjithë rrjedhën e ndeshjes. Këto episode bëjnë diferencën në të tilla ndeshje. Mua më duk që i ka tërhequr këmbët. Fusha ishte e lagur, ai nuk u fut, nuk ishte hyrje për faull. Në ndeshje të tilla, donim të kuptonim se çfarë niveli jemi. Sinqerisht humbja nuk ishte e merituar me atë çka prodhuam në fushë.
Ne kishim vështirësinë e mungesës së portierit. Presioni i Skënderbeut ishte shumë i fortë. Pas 10 minutash u rritëm, arritëm ritmin e ndeshjes. Ndeshja mbaroi si mbaroi, ka episode që e kanë kondiciuar. Djemtë bënë një ndeshje të mirë. Është merita e shoqërisë dhe e lojtarëve. Ka ditur të krijojë një ekip me lojtarë të rinj dhe të talentuar. Vuajnë mungesën e eksperiencës. Është shumë e thjeshtë të punosh me këta lojtarë. Ta bëjnë më të thjeshtë punën. Kjo humbje na le pak të zhgënjyer. Meritonim të dilnim me një rezultat pozitiv”, u shpreh trajneri i Laçit.