Skënderbeu prej javësh kryeson në Kategorinë e Parë. madje korçarët udhëheqin të shkëputur me pikë nga ndjekësit, teksa javë pas jave ia kanë dalë të “blindojnë” vendin e parë në klasifikim.
“Ujqërit e Dëborës” janë tjetër nivel nga skuadrat e Kategorisë së Parë dhe deri më tani kanë arritur të grumbullojnë 28 pikë në 11 ndeshje të zhvilluara. Korçarët kanë siguruar 9 fitore, 1 barazim dhe kanë marrë vetëm 1 humbje.
Kanë shënuar 21 gola dhe kanë pësuar vetëm 8. Skënderbeu padiksutim që është në rrugën e duhur për t’u rikthyer në elitë dhe madje me paraqitjet e bëra deri më tani poi u japin “leksion” edhe skuadrave të Superiores.
Kjo pasi si Superiorja edhe Kategoria e Parë deri më tani kanë zhvilluar 11 javë kampionat. Në këto kushte korçarët kanë grumbulluar pikë më shumë se sa kryesuesit e Superiores që janë Vllaznia e Elbasani. Këto të fundit kanë pas 11 javësh 23 pikë.
Gjithashtu kanë shënuar më shumë gola. 21 të tilla kanë korçarët, ndërsa ekipi që ka shënuar më shumë gola në Superiore është Vllaznia me 18 të tillë.
