
Paulo Pjeshka
Flamurtari pavarësisht se ende nuk ka gjetur një trajner vazhdon të bëjë merkato. Drejtuesit vahdojnë të përforcojnë ekipin me elementë cilësorë, teksa fokusi është edhe te rinovimet.
Kështu klubi ka arritur marrëveshjen me Paulo Pjeshkën . Mesfushori do të vazhdojë qëndrimin e tij në Vlorë të paktën edhe për një sezon tjetër.
21-vjeçari është në planet e klubit dhe në këtë mënyrë bashkëpunimi mes tyre do të vazhdojë. Pjeshka është bërë pjesë e vlonjatëve në gusht të vitit të kaluar dhe ka mjaftuar 1 sezon për të bindur drejtuesit. Kujtojmë se te Flamurtari luan edhe vëllai i tij i madh, Denis Pjeshka.
Poll