
Erzeni u mposht në shtëpi nga Kastrioti në ndeshjen e vlefshme për javën e 6-të të Kategorisë së Parë. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Tofik Jashari”, përfundoi 2-3 në favor të miqve. Pas kësaj sfide ka folur autor i 2 golave për krutanët dhe ish-i i shijakasve, Dejvid Kapllani.
“Që nga fillimi kur jemi krijuar, jemi për pretendentë. Objektivat nga presidenca janë për t’u ngjitur në Superligë. Erdha me vonesë te ekipi, por tani mendoj se jam në gjendjen time më të mirë. Shkova te tifozët e Erzenit për të kërkuar falje, pasi nuk mund të festoja se kam luajtur vetë aty dhe babai im po ashtu.
Kam qejf që të bëj më shumë, duhet të punoj po ashtu më shumë. Jeta na sjell sprovo, por mendoj se jam i aftë për të bërë hapin e madh. Unë jam futbollist profesionit dhe respektoj çdo mendim të trajnerit. Është ai që vendos, me rëndësi është fitorja e ekipit. Trajneri do e ketë parasysh vetë”, tha Kapllani.