
Kukesi
Festat e fundviti kanë përfunduar dhe tashme ekipet janë rikthyer në fushë për të vazhduar përgatitjet për duelet e radhës. Kështu disa ekipe janë dakortësuar mes tyre për të zhvilluar ndeshje miqësore.
Kukësi dhe Tirana do të sfidohen mes tyre ditën e nesërme. Duel ky që do të luhet në stadiumin e Vorës në orën 13:30. Hyrja në stadium do të jetë falas dhe kjo u jep mundësinë tifozëve që të mund të ndjekin nga afër këtë përballje.
Kjo sfidë do t’iu shpërbejë stafeve teknike për të parë nga afër lojtarët pas festave të fundvitit. Kujtojmë se Kukësi pjesën e parë të sezonit e ka mbyllur në vendin e 9-të me 17 pikë. ndërsa Tirana në Superiore ndodhet në vendin e 8-të me 18 pikë.
View this post on Instagram
Poll