Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Gjendja “kaotike” te klubi i Lushnjës, deputetja socialiste e thotë troç në Kuvend: Marrin 400 mijë euro nga Bashkia, por s’ka pasur transparencë

Shkruar nga NEWSPORT
Gjendja “kaotike” te klubi i Lushnjës, deputetja socialiste e
Kiduina Zaka - KF Lushnja

Deputetja e Partisë Socialiste, Kiduina Zaka ka “ngritur zërin” në seancën e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë, duke përmendur edhe KF Lushnjën. Zaka, ka theksuar se klubi i futbollit të Lushnjës merr jo pak, por plot 400 mijë euro buxhet nga Bashkia.

Ndër të tjera, deputetja socialiste tregon se situata e vështirë që po kalon klubi është edhe falë administratorëve të mëhershëm. Këta të fundit, sipas Zakës, kanë treguar mungesë transparence përsa i përket fondeve.

“Së fundmi, nuk mund të hesht për klubin e futbollit të Lushnjës, ekipi ynë i zemrës. Pavarësisht se merr 400 mijë euro buxhet nga Bashkia, po kalon ditët më të vështira, duke luftuar për mbijetesë.

Duhet thënë se sot ne kemi një administrator të ri në ekipin e futbollit, i cili po përpiqet të bëjë kthesën që të gjithë ne po e presim. Por për shkak të mungesës së transparencës së mëparshme të fondeve dhe sponsorizimeve, kjo kthesë kërkon kohë dhe sakrificë për t’u riparuar”, u shpreh Zaka.

Vlen të përmendet se gjendja tek klubi i Lushnjës këtë sezon është kaotike. Kjo, për arsyen se “lagunarët” janë në vendin e 10-të në Kategorinë e Parë, duke rrezikuar edhe rënien në të dytën.  

Poll

Lexo gjithashtu