
Valentino Murataj
Flamurtari do të kërkojë këtë sezon me patjetër ngjitjen në Superiore. Për këtë drejtuesit kanë hapur “thesin” për të sjellë në ekip lojtarë me eksperiencë që të sigurojnë elitën.
Në Vlorë nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga Partizani. Jo vetëm afrimin e ish-lojtarëve të kuq, por drejtuesit e kuqezinjve synojnë kapitenin e kryeqytetasve. Shtypi i shkruar bën me dije se Flamurtari i ka bërë ofertë Valentino Muratajt.
Flamurtari do të bëjë çdo sakrificë financiare dhe 27-vjecari duket i duhuri për t’i besuar një fanellë titullari në sezonin e ri. Murataj në fakt është shumë afër largimit nga partizani, pasi përveç Flamurtarit ka interesime edhe nga ekipe të tjera, kryesisht jashtë Shqipëria.
Poll