
Erzeni tashmë është bërë me trajner të ri. Erys Luga do të drejtojë shijakasit në këtë sezon, duke zëvendësuar në stol kështu Justin Bespallan.
Lajmin e ka zyrtarizur vetë Luga në rrjetet e tij sociale, ndërsa shprehet shumë optimist për këtë aventurë të re. Sipas tij Erzeni nuk e meriton të jetë në atë pozicion, teksa do të punojë fort për të rikthyer shijakasit të rezultatet pozitive.
“Përshëndetje! Sot njoftoj rikthimin e bashkëpunimit tim tek Erzeni ku e kam detyrim dhe privilegj t’i shërbej këtij qyteti dhe klubi si kryetrajner. Skuadra nuk e meriton pozitën aktuale por me kurajë dhe këmbëngulje do t’ia dalim të kalojmë këtë situatë të vështirë. Falënderim për presidencën dhe tifozët e zjarrtë shijakas dhe me mbështetjen e tyre ku të gjithë të bashkuar do të bëjmë të mundur daljen nga situata duke marrë pikët e nevojshme që do të na duhen për vazhdimësinë e kampionatit”, thuhej në postim.
Luga rikthehet te shijakasit, teksa këtë herë jo si zëvendës trajner, por si trajner i parë. Kujtojmë se aktualisht Erzeni pas 7 javëve në Kategorinë e Parë ia ka dalë të marrë vetëm 1 pikë, ndërsa mbajnë vendin e fundit në tabelën e klasifikimit.
View this post on Instagram