Justin Bespalla nuk do të jetë trajner i Erzenit. Është vetë tekniku që ka deklaruar diçka të tillë për RTSH, duke u shprehur se do të dorëhiqet nga detyra e trajnerit të shijakasve.
Kujtojmë që ky vendim erdhi pas humbjes 3-2 ndaj Kastriotit në shtëpi. Ishin pikërisht shijakasit që po fitonin 2-1, por u përmbysën duke marrë një tjetër humbje.
Pas 6 javësh kampionat, Erzeni mbetet në vendin e fundit në tabelën e renditjes me 0 pikë, duke mos arritur asnjë rezultat tjetër përveç humbjes.
Poll