Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Asnjë pikë pas 6 javësh, Bespalla: Erzeni ka prodhuar lojë, por mungon eksperienca dhe fati

Shkruar nga NEWSPORT
Asnjë pikë pas 6 javësh, Bespalla: Erzeni ka prodhuar lojë,
Justin Bespalla

Erzeni u mposht në shtëpi nga Kastrioti në ndeshjen e vlefshme për javën e 6-të të Kategorisë së Parë. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Tofik Jashari”, përfundoi 2-3 në favor të miqve. Pas kësaj sfide ka folur trajneri i shijakasve, Justin Bespalla.

“Në momentin ku ndodhet Erzeni, ne kishim si objektiv fitoren. Ne u munduam, luftuam, por nganjëherë dhe fati duhet të jetë me ekipin dhe të na ndihmojë. Por ju e patë që Erzeni prodhoi lojë nga fillimi deri në fund. Kishim shumë raste për të rikthyer avantazhin për ne. Por duhet edhe pak eksperiencë. Erzenit i mungojnë lojtarët e tillë pasi janë të rinj. Ne donim që të fitonim me doemos, por rezultoi që e humbëm.

Jam munduar gjatë këtyre ndeshjeve dhe me shpresë. Nga Kukësi deri te Kastrioti, Erzeni ka prodhuar lojë, pavarësisht se nuk kemi shënuar. Gabimi ynë ishte individual dhe jo i ekipit. Ekipi u mundua deri në frymën e fundit që të fitonim ndeshjen. Por fati nuk ishte me ne”, tha Bespalla.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga