
Flamurtari
Flamurtari do të luajë ndaj Valbonës ditën e shtuën në orën 16:00. Një duel shumë i rëndësishëm për vlonjatët që është i vlefshëm për javën e 6-të të Kategorisë së Parë.
Skuadra e Andrea Agostinellit do të kërkojë fitoren e 5-të rresht në kampionat për të tentuar më pas edhe kreun e rendijes. Nuk do të jetë aspak e lehtë ndaj tropojanëve, pasi Flamurtari do të ketë disa mungesa.
Për këtë duel ka shkuar në 4 numri i lojtarëve që do të mungojnë. Kështu mungesës së Vasil Shkurtajt dhe Ilir Allmuças i është shtuar edhe Stivi Frashëri dhe Fabjan Beqja. Dy të parët vazhdojnë ende rikkuperimin , ndërsa dy të tjerët janë dëmtuar së fundmi dhe në këtë mënyrë do të mungojnë ndaj Valbonës.
Poll