Jo vetëm Superiorja, ditën e sotme do të zbresin në fushë edhe ekipet e Kategorisë së Parë. 8 ekipe nga 12 në total, do të luajnë sot për pikë jetike, kreu dhe “play-off” në këtë javë të 16-të.
Sfida më interesante pritet të jetë ajo mes Vorës dhe Korabit të Peshkopisë. Këta të fundit nuk po kalojnë një moment të mirë dhe për të kaluar krizën duhen pikë ndaj një rivali si Vora.
Në krahun tjetër, Burreli do të përballet në shtëpi me Kastriotin, ndërsa Pogradeci luan në transfertë ndaj Erzenit. Një sfidë tjetër interesante pritet të jetë mes dy skuadrave veriore, si Kukës dhe Valbona.
Kujtojmë që të gjitha këto sfida do të luhen paralelisht duke nisur nga ora 13:30.
Poll