
Dhjetë skuadra dhe 14 trajnerë të ndërruar në 27 javët e Kategorisë Superiore. Futbolli elitar shqiptar "ha koka trajnerësh", ndërsa i radhës ishte dje. Mirsad Jonuz u largua pas një eksperience te Vllaznia, duke e futur klubin shkodran mes ekipeve që kanë ndërruar timonierin. Futbolli shqiptar ende nuk po gjen qetësi sa i takon trajnerëve, me klubet që e kanë të vështirë të mbajnë një të tillë nga fillimi i sezonit e deri në fund, për të mos folur më pas për kontrata të respektuara apo një rinovim i tre për disa vite.
Në krye të listës është Luftëtari, që ka ndërruar katër trajnerë deri në këto momente katër trajnerë, Tirana drejtohet nga trajneri i tretë në radhë pas largimit të Memës dhe Ahmataj, ndërsa Partizani dhe Flamurtari kanë bërë gjithashtu të njëjtën gjë. Teuta, Kukësi dhe Laçi e kanë zëvendësuar nga 1 herë trajnerin, ndërsa nga kjo "modë" ka shpëtuar vetëm Bylis dhe Skënderbeu, që vijojnë të kenë timonierin e njëjtë qysh prej fillimit të sezonit.