
Kjo fundjavë do të çelë dhe “siparin” për Kategorinë e Parë. Pas një pauze prej afro 3 muajsh, të shtunën dhe të dielën është programuar të zhvillohet java e 17-të.
Një ndeshje interesante është përballja mes Veleçikut dhe Egnatias. Para këtij takimi ka folur titullari i skuadrës së Veleçikut Ditmir Ujkaj që këtë radhë s’do të jetë në fushë për shkak të një dëmtimi në kofshë.
“Më vjen keq që ndodhi kështu. Po ndjek këshillat e mjekëve specialistë dhe me shpresën që të rikuperohem sa më shpejt, dëshiroj të jem gati për këtë takim”, ka thënë Ujkaj për ShkodraSport.
Poll