Futbolli në Shqipëri do të vijojë deri në fund të korrikut, ndërsa do të mbyllet edicioni 2019-2020. Në Kategorinë e Parë janë tre futbollistë që do vijojnë jetën në Shtetet e Bashkuara të Amerkiës, pasi kanë fituar llotarinë amerikane. Mikel Canka e ka konfirmuar diçka të tillë, ndërsa pas shumë sezonesh pritet të braktisë Lushnjën përfundimisht.
Te Devolli Mateo Përe dhe Hasanaj kanë pasur një fat të njëjtë, ndërsa dyshja duket se do vijojë jetën në SHBA pasi dhe ata janë fitues të llotarisë amerikane. Kështu, tre lojtarë nga Kategoria e Parë nuk do jenë pjesë e futbollit tonë, pasi fati iu ka trokitur në derë.