
Bylisi do të luajë në transfertë kundër Lushnjes këtë fundjavë. Një ndeshje që do të përcaktojë skuadrën që do të ngjitet në Superligë sezonin e ardhshëm.
Të dyja ekipet janë me pikë të barabarta dhe kanë qenë gjatë gjithë këtij sezoni në rivalitet mes tyre në Grupin B në Kategorinë e Parë, por ballshiotëve iu duhet vetëm fitorja në Lushnje për të kaluar në Superligë.
Për të arritur këtë objektiv, drejtuesit e klubit të Bylisit mësohet se kanë vendosur një premio prej 50 mijë dollarësh.
Një shumë e pa dëgjuar më parë vendosur nga një klub i Kategorisë së Parë si shpërblim për lojtarët. Në rast fitoreje ndaj Lushnjes, Bylisi do të fitojë të drejtën për të luajtur sërish në Superligë sezonin e ardhshëm, ndërsa futbollistët do të mbushin xhepat me premion prej 50 mijë dollarësh që ka vendosur në dispozicion presidenca e klubit ballshiot.