Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Kategoria e Parë/ Finalja në Grupin A për Superligë, llogaritë për kualifikimin e Kamzës ose Besëlidhjes

Shkruar nga NEWSPORT
Kategoria e Parë/ Finalja në Grupin A për Superligë,

Kamza dhe Besëlidhja do të luajnë të shtunën mes tyre në stadiumin e qytetit të Kamzës, ndeshjen e javës së fundit të këtij sezoni në Kategorinë e Parë, Grupi A.

Të dyja ekipet kanë zhvilluar një sezon shumë pozitiv, duke rivalizuar me njëri-tjetrin për një vend në Superligë.

Këtë fundjavë, Kategoria e Parë mbyll siparin për këtë sezon, ndërsa në Grupin A, Kamza dhe Besëlidhja do të diskutojnë mes tyre finalen për Superligën.

Të dyja skuadrat gjenden në vendin e parë në Grupin A, me pikë të barabarta, 39 secila.

Besëlidhjes i duhet vetëm fitorja për të shkuar në Superligë sezonin e ardhshëm, ndërsa Kamzës do t'i mjaftonte edhe një barazim në këtë sfidë direkte ndaj rivalëve lezhjanë.

Një llogari kjo që bëhët pas ndeshjeve direkte mes dy ekipeve. Kamza dhe Besëlidhja kanë pikë të barabarta në renditje, por kamzalinjtë kanë avantazhin e ndeshjeve direkte, sepse i kanë mposhtur një herë në këtë sezon lezhjanët, pikërisht në transfertë me rezultatin 3-1. Dy ndeshjet e tjera mes tyre kanë përfunduar në barazim.

Për këtë arsye, Besëlidhjes i nevojitet vetëm fitorja në Kamëz për të arritur suksesin e dëshiruar, pasi lezhjanët kanë një golavarazh më të mirë se kamzalinjtë.

Ndeshjet direkte mes Kamzës dhe Besëlidhjes

06/11/16   Besëlidhja -Kamza    1-3

19/02/17   Kamza - Besëlidhja   0-0

09/04/17   Besëlidhja -Kamza    0-0

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga