Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Kategoria e Dytë/ Tomori "rrëmben" vendin e parë, 3 ekipe premtojnë "luftë" deri në fund të kampionatit për titullin kampion

Shkruar nga NEWSPORT
Kategoria e Dytë/ Tomori "rrëmben" vendin e parë, 3

Kategoria e dytë grupi B ka mbyllur javën e 17-të të saj ku ka regjistruar rezultate suprizë dhe të thella. Klubi I Tomorit ka fituar në përballje direkt për vendin e parë me Maliqin, me rezultatin e thellë 2-5. Tre pikë të vështira në fushë kundërshtare që i sigurojnë ekipit të Beratit vendin e parë me 40 pikë, 3 pikë më shumë se Maliqi I vendit të dytë. Rezultat të thellë ka regjistruar edhe Këlcyra ndaj Skraparit me rezultatin 6-1. Ekipi I Këlcyrës me fitoren e sotme shkon në vendin e 7-të me 21 pikë, ndërsa Skrapari me 11 në vendin e parafundit.


Nga ana tjetër, Albpetrol ndodhet në vendin e 3 me 37 pikë, Butrinti në vendin e 4 me 32 pikë, Memaliaj e 5-ta me 25 pikë, Delvina në të 6-tin me 24 pikë. Përmeti në të 8-tin me 19 pikë. Naftëtari vendi i 9-ti me 14 pikë, Gramozi në të 10-tin me 14 pikë. Tepelena vendi I 11 me 11 pikë, si dhe Skrapari vendi I 12 me 11 pikë. Vendi I fundit është Selencia me 1 pikë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga