
Kategoria e Dytë ngre sot siparin për sezonin e ri 2016-2017. Këtë edicion futbollistik, në të dyja grupet, Veri (A) dhe Jug (B) do të marrin pjesë 26 skuadra, nga 13 në çdo grup, ku respektivisht një ekip do të ketë një javë pushim.
Të gjitha takimet e sotme do të luhen në orën 14:30.
Ndërkohë që pretendentë në grupin A janë Partizani B, Kukësi B dhe pse jo edhe Kevitani. Një parashikim nisur nga paraqitjet e një sezoni më parë për Partizani B dhe Kevitanin, por edhe për faktin se Kukësi B ka bërë disa afrime cilësore në ekipin e dytë gjatë merkatos së verës.
Disi më i thjeshtë për t'u përcaktuar se cilët do të jenë pretendentët në Grupin B, ku Naftëtari, ashtu si një vit më parë është ekipi që pritet të bëjë diferencën, por edhe Butrinti nuk mbetet pas.
JAVA 1
Grupi A/ Sot Ora 14:30
Luzi Junaited-Albpetrol
Kevitani-Vora
Internacionali-Veleçiku
Gramshi-Partizani B
Egnatia-Kukësi B
Tirana B-Ada
Vllaznia B (pushim)
Grupi B/ Sot Ora 14:30
Memaliaj-Maliqi
Këlcyra-Tepelena
Devolli-Domosdova
Orikumi-Përmeti
Gramozi-Naftëtari
Delvina-Butrinti
Skrapari (pushim)