
Në ''Redi Maloku'' u luajt sot paradite miqësorja mes Kastriotit dhe Ilirisë. Iliria ia ka dalë të triumfojë 0-1, falë golit të Mashës në minutën e 88-të. Loja u luajt me ritëm të lartë, edhe pse nuk kishim të bënim me një ndeshje zyrtare.
Kastrioti do luajë në Kategorinë Superiore në sezonin që po afron, ndaj e rëndësishme është mbajtja në formë e lojtarëve. Përveç elementëve bazë të ekipit, një ''dorë'' i është dhënë edhe nga merkato, e cila ka qënë në nivelin e duhur.
Poll