
Kastioti do të luajë ditën diel sfidën e javës së 10-të të Superligës ndaj Dinamos në transfertë. Ndeshja do të zhvillohet në “Elbasan Arena” dhe do të nisë në orën 13:45. Krutanët u mposhtën ndeshjen e fundit nga Vllaznia 3-1 në Shkodër, ndërsa për sfidën e radhës trajneri Ndreu nuk do të ketë pothuajse gjysmën e skuadrës. Sikur të mos mjaftojnë rezultatet negative, Kastrioti është i “sakatuar” nga dëmtimet.
Dje klubi konfirmoi se mbrotjësi Enes Isufi ka mbyllur sezonin, ndërsa disa javë më parë u dëmtua rëndë edhe sulmuesi Joan Çela. Për ndeshjen ndaj Dinamos do të mungojë edhe mbrojtësi Bekim Dida pasi u ndëshkua me karton të kuq në Shkodër, ndërsa Abaz Karakaçi dhe Grgiç janë në dyshim për shkak dëmtimi. Trajneri Ndreu është në “hall” për shkak të mungesave dhe i duhet të “arnojë” formacionin. Aktulisht pas 9 javësh të zhvilluara deri më tani, Kastrioti renditet në vendin e fundit me vetëm 5 pikë dhe rrezikojnë rënien nga Kategoria.