Kastrioti ka arritur të fitojë miqësoren e radhës teksa ka mposhtur me rezultatin 2-1 skuadrën e Besës së Kavajës. Skuadra e drejtuar nga Emiliano Çela ka bindur sërish duke marrë një triumf të rëndësishëm në këto mori testesh gjatë fazës përgatitore.
Adolf Selmani dhe Franc Marinaj kanë qenë autorët e golave për Kastriotin, duke treguar edhe një herë se në sezonin do të jenë ekipi që do t’i hapë punë çdo kundërshtari.
Kjo është fitorja e dytë brenda pak ditëve për krutanët e Çelës që janë në fazë rindërtimi. Sakaq edhe skuadra e Gugash Maganit po punon intensivisht pasi objektivi kryesor në sezonin e ri është ngjitja në Superiore.

Poll