Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Kastrioti i elitës "ndërron fytyrë", 2 lojtarë të Superligës në orbitën e krutanëve

Shkruar nga NEWSPORT
Kastrioti i elitës "ndërron fytyrë", 2 lojtarë

Kastrioti do të luaj në fundjavë ndeshjen e fundit të Kategorisë së Parë. Krutanët janë të relaksuar pasi do të ngrejnë lart trofeun e kampionit për grupin A, ndërsa nga sezoni I ardhshëm do jenë pjesë e Elitës. Pas një sezoni në të Parën, të besuarit e Ramadan Ndreut rikthehen në Superligë me shpresën për të bërë mirë.

Në Krujë I kanë idetë e qarta për të përforcuar skuadrën me element cilësorë dhe të spikatur nga kampionati ynë. Në listën e dëshirave duket se janë Alen Sherri, gardiani I Vllaznisë dhe Ardit Hoxhaj që bën pjesë te Flamurtari.

Edhe pse duket e pamundur që Sherri të braktisë ekipin e qytetit të tij, vetë fatet e sezonit për kuqeblutë mund të detyrojnë 22 vjeçarin të bashkohet me Kastriotin. Ndreu e ka shprehur edhe më parë se nuk do të ndryshojë grupi që tanimë është konsoliduar, duke u afruar vetëm element cilësorë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga