Shqipëria U21 mposhti dje në "Elbasan Arena" moshatarët nga Kosova. Ndeshja përfundoi 2-1 për kuqezinjtë, por në fushë nuk u duk se ishte një "vëllazërore". Të dyja ekipet bëjnë pjesë në të njëjtin grup kualifikues përsa i përket moshës nën 21 vjeç.
Pas ndeshjes, në kanalin zyrtar të federatës shqiptare të futbollit u postua video nga festa e kuqezinjve në dhomat e zhveshjes. Për këtë gjë ka reaguar edhe Albert Kastrati, tifozi ultras i Plisave të Prishtinës dhe kombëtares. Vetëm pak ditë më parë, ai ka hequr dorë nga drejtimi i "Plisave" të Prishtinës, duke e kaluar stafetën te më të rinjtë. Në reagimin e tij për videon e festës, Kastrati që njihet për qëndrimin e tij pro një skuadre kombëtare në futboll, hedh akuza se Federata dhe njerëz të tjerë kërkojnë përçarjen e shqiptarëve. Plisat janë mbështetës në shumicën e ndeshjeve të Kombëtares kuqezi, duke anatemuar përfaqësuesen kosovare.
Komenti i Kastratit në faqen e FSHF-së:
Per qka po gzoni kshtu qe i keni mujt Shqiptaret? pom doket shum palidhje ky gzim, qe bon veq perqamje , marre per juve qe e mani ket faqe edhe qitni ksi video, un asnjhere se kom shiku Kosoven por vetem Shqiperin sepse Kosova osht zemra e Shqiperis por kjo video nuk me pelqej , pom duket qe federatat tona dojn me na shti ne oerqamje mes veti , por nuk kemi me ju leju.
