Federata Shqiptare e Futbollit ditën e sotme ka suprizuar fëmijët e shtëpisë "Zyber Hallulli" në Tiranë. I pranishëm kanë qenë disa drejtues të FSHF-së dhe kapiteni i Laçit Gentian Selmani që kanë dhuruar lodra për fëmijët. Ky është viti i dytë që portieri i Laçit në bashkpunim me Federatën dhurojnë dhurata për fëmijët e kësaj shtëpie. Në fund nuk mungoi dhe një pronocim i Selmanit për mediat.
"Është diçka që më bën të ndihem mirë. U uroj gjithë fëmijëve këtu gëzuar festat, sikurse edhe gjithë komunitetit të futbollit. Jam i lumtur që jam mes këtyre fëmijëve. Gëzuar. Jam mundur sadopak me kursimet e mia që të jap kontributin tim dhe e ndjeva nga zemra që të sjell gëzim këtu në këto ditë festash.
"Zgjodha këtë qendër, pasi ishim dhe një vit më parë, çka ishte diçka e bukur dhe është një ndjenjë emocionale e mirë. Kjo më motivon, pasi nuk është vetëm futbolli, pasi duhet të jemi njerëz e human me njëri-tjetrin e më pas është futbolli".
"Besoj se do jetë një nismë që do e organizojmë çdo vit në prag të festave. Ju bëj thirrje si skuadrave ashtu dhe shokëve se bamirësia nuk të varfëron. Duhet të ndihmojmë të gjithë ata që janë në nevojë sepse të bën të ndihesh mirë, por bëhesh dhe njeri më i mirë".