Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Kaos në Kategorinë e Parë, trajneri paraqet dorëheqjen por vijon të stërvisë ekipin

Shkruar nga NEWSPORT
Kaos në Kategorinë e Parë, trajneri paraqet dorëheqjen por

Kategoria e Parë e futbollit mbylli javën e tetë, me ekipet që vijojnë të jenë brenda objektivave të tyre. Ekipi i Devollit u mposht në shtëpi nga Apolonia, me vendasit që akuzuan gjykimin e kësaj sfidë. Menjëherë pas kësaj disfate, trajneri Stavri Nica ka paraqitur dorëheqjen te drejtuesit, kjo nisur edhe nga vështirësitë ekonomike që po kalon klubi. Nica mundi ta rikthejë Devollin në Kategorinë e Parë, me ekpin që ka bërë paraqitje të mira nën drejtimin e tij.

Burime të besuara pranë newsport.al, bëjnë me dije se ende nuk ka një vendim përfundimtar nga klubi, përsa i përket dorëheqjes së trajnerit. Ditën e sotme ekipi ka vijuar normalisht stërvitjen, duke u përgatitur për javët e mbetura të kampionatit. Nga sa mësohet, do të jetë klubi ai që do reagojë në lidhje me këtë situatë, duke shpjeguar situatën e pankinës. Devolli u nis si pretendent për të rivalizuar me kreun e renditjes, por problemet e brendshme, shpeshherë edhe të krijuara pa fakte; ndikuan në ecurinë e javëve të fundit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga