Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Kandidon për zgjedhjet e FSHF-së, Bashkim FINO përgenjështron Ilir SHULKUN: Tentoi të manipulojë

Shkruar nga NEWSPORT
Kandidon për zgjedhjet e FSHF-së, Bashkim FINO

Bashkim Fino ka reaguar për komunikatën e sekretarit të përgjithshëm të Federatën Shqiptare të Futbollit, ku tregoi buxhetin e FSHF-së për pesë vitet e fundit.

Fino përgënjeshtron Shulkun teksa thekson se ai tentoi të manipulojë opinionin publik. Përmes një reagimi në kanalin zyrtar në facebook, kandidati për president të Federatës shkruan:

"Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, tentoi të manipulojë për herë të dytë opinionin publik me shifrat dhe abuzimet e FSHF-së. Dëshira për të ndihmuar shefin, ndonjëherë të shtyn edhe në gabime qesharake. Por, për t'i treguar zotit Shulku, ashtu si edhe opinionit publik, shifrat e përmendura nga ana ime janë mëse të vërteta. Aq më tepër, që sekretari i FSHF-së, lexoi diçka në letër, pa treguar asnjë faturë si provë...

- Shulku gënjen kur thotë se 60% të pagesave për kompaninë "VAS TOUR" ka qenë për organizimin dhe akomodimin e "EURO 2016". Për ta ditur sekretari i FSHF-së dhe opinion publik saktësisht janë si më poshtë:

  • Janë paguar 373 milionë lek (të vjetër) për periudhën janar-maj 2016
  • Janë paguar 170 milionë lek (të vjetër) për muajin qershor 2016
  • Janë paguar 49 milion lek (të vjetër) për muajin korrik
  • Janë paguar 392 milionë lek (të vjetër) për periudhën gusht-dhjetor 2016

(Pra, nuk ka lidhje 60% me Euro 2016)

Për t'i shpjeguar më tepër, i ka paguar shoqërisë zvicerane "KUONI" 75 milionë lek në gusht dhe 96 milion lek në mars 2016, për akomodime (para dhe pas Europianit)

- Sa i përket deklaratës së buxheti në vitin 2016 ka qenë 7.1 milionë euro, i kujtoj se të ardhurat gjithëpërfshirëse për vitin kalendarik 2016 janë 32 miliard e 928 milionë e 590 mijë lekë (të vjetër) dhe shpenzimet janë 26 miliard e 40 milionë e 65 mijë lekë (të vjetër) (të marra nga pasqyrat financiare të publikuara nga vetë FSHF)

- Për kompaninë "Top Al", Shulku thjesht konfirmoi shifrën time, por nëse unë e thashë në Lek, ai e konvertoi në Euro.

- Për shpenzimet e "Tropikal" nuk reagoi aspak

Duke qenë se nuk paska informacionin e duhur dhe duke qenë se ka qenë një mbrojtës në karrierën si futbollit, mendoj se sapo bëri një "autogol" me shifrat.

Gjithsesi, po i zbuloj edhe disa fatura të tjera milionere që Armand Duka ka shpenzuar për luks me paratë e klubeve të futbollit. Që vetë aktorët e futbollit, të kuptojnë se si paratë që vijnë për ta, shkojnë për bileta, akomodime, apo edhe për dreka e darka:

- Në vitin 2015, kompania "VAS TOUR" ka marrë plot 781 milion lek (të vjetër) për bileta avioni dhe akomodim (kujtoj që nuk ka pasur kampionat europian).

- Resorti "Tropikal" ka marrë 172 milionë lek (të vjetër)

- Kompania "PLUS" ka marrë 43 milionë lek (të vjetër)

- "Gustoso" ka marrë 52 milionë lek (të vjetër) për dreka, në vetëm 4 fatura

Harem me paratë dhe djersën e klubeve që investojnë me sakrifica...

Dosjet e abuzimeve janë hapur. Prisni të tjera...", përfundon Fino.

Zgjedhjet për presidentin e ardhshëm të FSHF-së do të mbahen të mërkurën, në datën 7 shkurt.

Tags:

VENDI

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga