Kamza ka gjetur zëvendësuesin e Hektor Idrizajt. Boshllëkun e lënë në krahun e djathtë të mbrojtjes do ta mbulojë tashmë ish-lojtari i Teutës Bojan Gjorgievski. Vetë klubi i Kamzës e konfirmoi blerjen e maqedonasit në një njoftim në faqen zyrtare të tij.
" Zyrtare:
Bojan Gjorgievski firmos me skuadrën. Mbrojtësi i djathtë vjen nga skuadra e Teutës ku është aktivizuar më parë.
Welcome Bojan!"
Njoftimi i Kamzës për blerjen e Bojan Gjorgievskit
27-vjeçari u largua pas 6 muajsh nga Teuta, pasi durrsakët e zëvendësuan Gjorgievskin me Erlis Frashërin, ish-lojtar i Kamzës.
Poll