Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Kamza e zhytur në "zonën e ftohtë", Gjoka:  Na duhen përforcime, çunat do ta nxjerrin nga kjo situatë

Shkruar nga NEWSPORT
Kamza e zhytur në "zonën e ftohtë", Gjoka:  Na

Kamza është e zhytyr në zonën e ftohtë të tabelës me disa Tiranën, Kastriotin dhe Luftëtarin. Ekipi i drejtuar nga Ernest Gjoka, ka filluar të zgjohet dhe të reflektojë se asgjë nuk ka mbaruar.

Në një prononcim për "Rtsh-Sport", Gjoka, trajner i Kamzës ka folur për merkaton dhe objektivin kryesor të ekipit.

Ai ka thënë: "Ne po presim të vëmë bazat e përgatitjes për fillimin e fazës së tretë. Gjërat po shkojnë mirë, dëmtimet i kemi lënë mbrapa, djemtë po stërviten me ritëm të mirë, shpresojmë që në fillimin e kampionatit të jemi të gatshëm.

Mendoj që na duhet ndoshta një mbrojtës tjetër, një alternativë. Mos harroni që kemi afruar Shalën, një mbrojtës të majtë. Na duhet një qendërmbrojtës dhe themi se kompletohemi, por edhe nëse nuk vjen, mund të themi që jemi të kompletuar. Unë mendoj që e kemi potencialin për ta pasur skuadrën të kompletuar tashmë.

Unë besoj dhe shikoj futbollistët që kam në trajnim, që kanë cilësi, kanë eksperiencën e tyre dhe shpresoj që këto çuna do ta nxjerrin nga kjo situatë Kamzën."

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga