
Ish-sulmuesi i Partizanit, Xhevahir Sukaj, i cili pak ditë më parë u bë pjesë e Perak në Malajzi, sot ka debutuar në kampionatin e atij vendi. Perak u ndesh me Felda United në fushën e kësaj të fundit, por nuk mundi të fitojë, duke humbur 2-1.
Sukaj e nisi që nga minuta e parë ndeshjen e fazës së dytë të kampionatit malajzian, por u zëvendësua në minutën e 83, kur takimi ishte 2-0. Pas daljes së tij Perak arrin që të ngushtojë diferencën e golave në 2-1, por pa mundur të barazojë.
Poll