Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

“Kam dëshirë të të afroj te Kukësi”, Pejiç besimplotë: Jemi afër marrëveshjes me Shkurtaj, sot merret vendimi

Shkruar nga NEWSPORT
“Kam dëshirë të të afroj te Kukësi”,

Kukësi është afër transferimit të Vasil Shkurtaj. Kjo është ajo çka drejtori sportiv i verilindorëve, Pero Pejiç ka thënë në një intervistë për Ora News. Pejiç shprehet besimplotë se transferimi do të kryhet, pavarësisht se konkurrenca nuk mungon. Ai tregon edhe bisedën që ka patur me të.

"Shkurtaj? Besoj se jemi shumë afër. Sot vendos futbollisti. Unë kam besim se do vijë te Kukësi. Shkurtaj është një lojtar shumë i mirë dhe ka shënuar shumë gola këtu. Fola, isha në takim me të. I thashë unë: “Kam qejf të të afroj te Kukësi dhe për mua nuk është shumë i rëndësishëm çmimi". Normale që ka shumë oferta. Ka Partizani, nuk e di për oferta të tjera. Por në fund vendos lojtari. Kaq mund të them"- tha ai.

29 vjeçari Shkurtaj ka luajtur 2 sezon me kuksianët, ku ka bërë paraqitje mjaft të mira. Gjithashtu, ka qënë pjesë edhe e Luftëtarit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga