Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Kafe me Vangjelin dhe Bakajn para derbit, Bledi SHKËMBI i "shkel syrin" Tiranës?

Shkruar nga NEWSPORT

Java e futbollit që sapo lamë pas solli tre shkarkime trajnerësh. Nisur nga rezultatet e fundit dhe gjëndja në ekip, një ndër të larguarit ishte dhe Bledi Shkëmbi. Ish kapiteni i Skënderbeut është larguar kështu nga klubi i Teutës, skuadër që e drejtoi për dy sezonet e fundit. Teksa jemi në dy javët e fundit të Kategorisë Superiore për vitin 2019, ende disa skuadra nuk e kanë zgjedhur trajnerin. Një ndër to është edhe Tirana, me bardheblutë që e kanë lënë vakant postin e trajnerit.

Një ndër emrat që shihet si mundësi për stolin e 24 herë kampionëve është edhe Bledi Shkëmbi. Lider në fushë dhe jo vetëm, korçari ka bindur me përkushtimin dhe seriozitetin në çdo post ku ka drejtuar. Korçari menjëherë pasi "vari këpucët në gozhdë" iu përkushtua trajningut, duke drejtuar Lirinë e Prizërenit dhe së fundmi Teutën. I mbetur "i papunë", figura e tij mund të jetë e denjë për një klub si Tirana. Përpara ndeshjes derbi me Partizanin, Shkëmbi është parë me disa nga lojtarët bardheblu në një prej lokaleve të Tiranës. A është duke u gatuar diçka? Kjo pritet të vendoset nga presidenti Refik Halili.

Foto përpara derbit. Vangjeli, Bakaj (Tirana) dhe Bledi Shkëmbi
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga