Kryeministri Edi Rama iu premtoi pasaporta diplomatike lojtarëve kuqezinj për përfaqësimin e Shqipërisë në Kampionatin Europian. Ai e ka mbajtur fjalën, ndërsa të gjithë futbollistët kanë në dorë dokumentin e rëndësishëm.
Ergys Kaçe është një prej lojtarëve që ka në dorë këtë pasaportë, ndërsa falenderon në rrjetin social “facebook” organet kompetente. Në postimin e tij ai shkruan: “Faleminderit! Republic of Albania (Diplomatic Passaport)”.