
Ardhja e Piolit në stolin e Milanit, ka ndryshuar shumë situata në klubin kuqezi. Një ndër lojtarët më të vlerësuar në "Milanelo", ai që bëri bujë me ardhjen nga Atalanta ishte Frank Kessie. Mesfushori nuk po kalon një sezon të mirë ndaj drejtuesit e "Djallit" po shohin mundësinë e një transferimi të rëndësishëm sidomos për arkat e klubit.
Ish mesfushori i Atalantës duket se ka "rilindur" me ardhjen në stol të Piolit. Sirenat për të bien nga kampionati italian, me Napolin që pritet të zyrtarizojë trajnerin Gattuso. Marrdhëniet personale ndërmjet të dyve do ndikojnë në vendimin e lojtarit, me Milan që kërkon 30 milion euro për kartonin e tij. Gatusso e sheh Kessie si një motor në mesin e fushës, ndaj janari është deçiziv për të dyja palët.