Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Ka lidhje Kukësi me futbollin ?", Ruçi dhe Kola "qajnë" Flamurtarin: Milingona pyet njëherë elefantin...

Shkruar nga NEWSPORT
"Ka lidhje Kukësi me futbollin ?", Ruçi dhe Kola

Flamurtari I këtij sezoni është padyshim dështimi më I madh mes ekipeve të Superligës. Vlonjatët u ndërtuan për të luftuar për Europën, ndërsa tani edhe matematikisht do të luajnë në Kategorinë e Parë sezonin që vjen. Vasil Ruçi dhe Agustin Kola kanë folur në lidhje me këtë fakt, ndërsa dy legjendat kanë dhënë mendimin e tyre për Fax TV.

"Flamurtari ka qenë për mua manastir dhe të gjithë ata që kanë qenë pjesë kanë qenë shkruan historinë e tyre. Sot, ky manastir u shemb. Me pak humor dhe një anekdotë do i përmbledh të gjitha. Nxitonte njëherë milingona dhe e pyet elefantin: "Ku po shkon?". Do vete për dhuruar gjak. Kaq! Nuk dua të bëj fajtor askënd, mjaftohem me faktin që qyteti humbi shumë. Disa thonë që ka rënë edhe njëherë tjetër, por dhemb sa herë ndodh kjo. Tani problemi është sesi do të ngrihet ekipi.

Ekipi duhet të ketë donator, nuk mbahet vetëm nga një person. Kjo është ekonomia shqiptare dhe duhet të ketë 5000 donatorë. Shikoni rastin e tërmetit, unë kam besim. U mblodhën gjithë ato lekë nga telefonat, jo më për futbollin. Kështu i bie që vitin tjetër të bjeri Partizani apo Tirana, që nëse nuk kanë lekë, atëherë do të bien nga kategoria. Se kjo është formula, nëse presidenti i një ekipi nuk është mirë nga ekonomia, atëherë do të bjerë", u shpreh Ruçi.

"Flamurtari i Vlorës ka rrahur Jugosllavinë e madhe, pra Partizanin e Beogradit. Paralelizmi që unë e kap në përgjithësi në futbollin shqiptar, në kohën tonë kemi qenë profesionistë dhe bënim dy herë në ditë stërvitje. Këta sot bëjnë vetëm dy orë stërvitje, atëherë çfarë pret? Flamurtari dhe Vllaznia kanë nxjerrë lojtarë dhe trajnerë për gjithë Shqipërinë. Unë me origjinë jam nga Dukigjini, por nuk ka lidhje Dukagjini me futbollin.

Si të them, Kukësi me futbollin. Kukësi ka pasur mundësi, ata i ka të shkëlqyer. Është gjynah të shohësh Tiranën, Shkodrën, Vlorën, Beratin që të luajnë në një kategori më poshtë. Unë jam 61-vjeç  dhe dy orë stërvitje nuk më dalin. Këta të sotmit futen në fushë sikur kanë dalë nga lavatriçja, të larë dhe të pastruar", theksoi Agustin Kola.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga