Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

Ka akord me ish-in e KUKËSIT, klubi shqiptar pranë firmës me 29 vjeçarin

Shkruar nga NEWSPORT
Ka akord me ish-in e KUKËSIT, klubi shqiptar pranë firmës me 29

Tome Kitanovski mund të jetë futbollisti i ri i Shkupit. Klubi nga Maqedonia e Veriut do marrë pjesë në kupat e Europës, teksa u rendit në vendin e dytë pas Shkëndijës kampione, raporton newsport.al. Klubi shqiptar kërkon të përfaqësohet denjësisht, teksa mediet vendase bëjnë me dije se 29 vjeçari Kitanovski është gati për të firmosur me bardheblutë.

Lojtari vjen nga një eksperiencë me Makedonija GP, duke zhvilluar një sezon e gjysmë. Mbrojtësi i djathtë aktivizohet edhe në mesfushë, teksa për gjashtë muaj në sezonin 2019-20 ka qenë pjesë e Kukësit në Kategorinë Superiore. Me Kukësin ai zhvilloi 13 ndeshje, ndërsa këtë sezon ka luajtur në 29 takime duke dhënë 6 asiste. Pas firmës me Fisnik Zuka, Shkupi duket se do përmbyllë marrëveshjen edhe me Kitanovskin.

Tags:

MAQEDONIA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga