
Mauricio Sarri do të jetë trajneri i Juventusit edhe sezonin tjetër. Bardhezinjtë janë të bindur nga puna e teknikut italian dhe pritet t’i besojnë edhe sezonin tjetër.
Duke parë konfirminin e trajnerit, drejtuesit e klubit po mendojnë për merkaton e ardhshme. Sarri kërkon disa përfocime dhe te Juventusi janë gati t’i plotësojnë dëshirat.
I pari në listë është Jorginho dhe Alonso, dy lojtarët që Sarri i njeh mjaft mirë pasi ka punuar me ta te Chelsea. Dëshirat e mëdha të Juvntusit janë Pogba dhe Icardi, por që për momentin duken më pak të arritshëm. Mbetet për t’u parë nëse dy lojtarët e Chelsea do të blihen nga Juventusi apo jo.
Poll