
Tani është koha e kombëtareve dhe kampionatet janë pushim. Por, te Juventusi po e shfrytëzojnë në maksimum këtë kohë. Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici ka filluar të mendojë për merkaton e janarit mbi të gjitha, pse jo edhe atë të verës. Emrat që përflitet janë të shumtë: Willian, Pogba, Mandzukic, Emerson Palmieri. Stoli i Juves është i mbushur me yje dhe priten disa largime në mënyrë që të ketë disa mundësi afrimi.
''Misioni'' Willian mbetet një mision i vështirë për Juventinët por jo i pamundur. Afrimi i tij në skuadër do t'i jepte qetësinë e nevojshme trajnerit bardhezi Sarri. Një emër tetër mjaft i pëlqyer tek Chelsea, mbete ai i Emerson Palmerit. Gjithsesi, synimi kryesor i drejtuesve bardhezi është mbetet ai i brazilianit Willian.
Juventusi lufton në 3 fronte dhe për t'ia dalë mbanë, drejtuesit bardhezi do bëjnë të pamundurën t'i plotësojnë të gjitha dëshirat trajnerit Mauricio Sarri.