
David de Gea mund të mos jetë një lojtar i Manchester United në sezonin 2020-2021.
Portierit spanjoll i skadon kontrata në verën e ardhshme dhe po planifikon që të refuzojë çdo tentativë për zgjatje kontrate nga "djajtë e kuq".
Një situatë që po lexohet me mjaft vëmendje nga Juventusi, me bardhezinjtë që janë gati të bëjnë goditjen e radhës me parametra zero.
Muaji janar do të jetë deciziv për gardianin 28 vjeçar, pasi do të jetë i lirë që të nis negociatat me klube të tjera.
Poll