Juventus ndodhet në një dilemë për sa i përket afrimit të një sulmuesi të ri në ekip. Memphis Depay apo Alvaro Morata, njëri nga sulmuesit do të jetë pjesë e ekipit për sezonin e ri. Mesa duket Dusan Vlahovic do të ketë një koleg të ri për repartin e sulmit.
Depay duket që me ardhjen e Lewandowskit në ekip hapsirat janë reduktuar ndjeshëm dhe një largim i mundshëm do ti bëntë punë të dyja palëve. Barcelona në situatat e vështira që ndodhet dëshiron shitjen e tij por tek Juventus nuk janë të këtij mendimi dhe do ta pëlqenin më mirë një huazim të hollandezit.
Objektiv kryesor për Juven ngelet Alaro Morata raporton Sky Sport. Sulmuesit spanjoll i mbaron huazimi tek Atletico Madrid dhe do të rikthehet në ekip por nuk bëhet e ditur akoma në qoftë se lojtari do të vazhdoj të jetë pjesë e ekipit apo do të kërkoj një shitje përfundimtare.